Top Channel/Bebja lind nga embrioni 30-vjeçar/Në Ohio të SHBA, lindi një djalë nga embrioni i ngrirë
03/08/2025 11:55

Një çift nga Ohio, SHBA, ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm të shtunën e kaluar nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet – një rekord në historinë e ruajtjes dhe lindjes nga embrione të ngrira. Embrioni ishte ruajtur për plot 11,148 ditë, që nga viti 1994. Lindsey dhe Tim Pierce kishin vite që luftonin me infertilitetin, derisa iu drejtuan adoptimit të embrioneve – një praktikë që po rritet në popullaritet, sidomos mes komuniteteve me bindje të krishtera, që besojnë se embrionet janë jetë në zhvillim dhe nuk duhet shkatërruar. Embrionet u dhuruan nga Linda Archerd, tani 62 vjeç, e cila në vitin 1994 kishte përdorur IVF dhe kishte ruajtur katër embrione pas lindjes së vajzës së saj. Pas divorcit, ajo nuk i përdori më dhe për dekada ndjeu faj për fatin e tyre. Më në fund, përmes organizatës Snowflakes, që ofron adoptime të hapura të embrioneve, ajo i dhuroi ato çiftit Pierce në Tenesi. “Ndjeva gjithmonë se këto tre shpresa të vogla meritonin të jetonin, ashtu si vajza ime,” tha Archerd. Procesi nuk ishte i lehtë: kërkonte kontakte me klinikën e parë në Oregon, dokumentacion të vjetër në letër dhe transport të kujdesshëm të embrioneve në një klinikë në Knoxville, që njihet për ruajtjen e embrioneve të ngrira në enë të vjetra por funksionale. Nga tre embrionet e dhuruar, një nuk mbijetoi gjatë shkrirjes, dy u transferuan në mitrën e Lindsey, por vetëm një u implantua me sukses. Aktualisht në SHBA ka rreth 1.5 milion embrione të ngrira, shumë prej të cilëve mbeten në paqartësi ligjore dhe etike, veçanërisht pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Alabamës në vitin 2024, që u dha status ligjor embrioneve të ngrira.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02