Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve në veri të Kosovës, por bën thirrje që ato të zhvillohen vetëm nëse ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, deklaroi se “duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë”.