Top Channel/ BE zbulon skemën e mashtrimi me TVSH-në- e përfshirë dhe Shqipëria!
29/11/2022 22:53

Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi zbulimin e një skeme evazionin fiskal me TVSH-në për shitjen e pajisjeve elektronike. Kontrolle janë zhvilluar në 14 vende të bllokut lidhur me aktivitetin kriminal që besohet të ketë sjellë një humbje prej 2.2 miliardë eurosh e ka prekur edhe Shqipërinë. Më shumë se 600 individë besohet të jenë të përfshirë në atë që kryetarja e kësaj zyre, Laura Kövesh e cilësoi si “mashtrimin më të madh europian të TVSH-së i zbuluar deri më tani" për nga shkallë e përhapjes. Me përjashtim të Danimarkës, këto veprimtari kanë prekur të gjithë vendet e tjera të BE-së, por kanë pasur degëzime edhe jashtë bllokut, shkruajnë mediat franceze, duke u shtrirë vec të tjerash edhe në shtete si Shqipëria, Serbia e Turqia. Hetimit ka nisur 18 muaj më parë. Kovesh pohoi se janë zhvilluar 200 kontrolle në shumicën e vendeve të Europës. Operacioni i pagëzuar me emrin “Admirali”, filloi prillin e vitit 2021 nga autoritetet tatimore portugeze në Coimbra në qendër) ndaj një kompanie që shiste telefonë celularë, tabletë, kufje dhe pajisje të tjera elektronike, e që dyshohej për mashtrim me TVSH-në dhe evasion fiscal. Në pamje të parë, dukej sikur faturat dhe deklaratat tatimore ishin në rregull. Por një hulumtim i thelluar nxorri në pah një rrjet të tërë mes kompanisë së dyshuar në Portugali dhe gati 9.000 entiteve të tjera në vende të ndryshme. Ky zinxhir përfshinte firma që vepronin si furnizues pajisjesh elektronike dhe të tjerë që i shisnin ato online ndërsa kërkonin rimbursim të TVSH-së nga autoritetet kombëtare, ndërsa këto të ardhura më pas kaloheshin offshore e zhdukeshin. Sipas vlerësimeve të Europolit, ky mashtrim i TVSH-së, në total në një vit i kushton Bashkimit Europian afro 50 miliardë euro.

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08