Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 22 qershor tha se të enjten do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo edhe me Kurtin.