BE e arriti objektivin e saj për të mbushur depozitat e gazit në masën 80% “shumë përpara” afatit të nëntorit, pavarësisht ndërprerjeve të vazhdueshme të furnizimit me gaz nga Rusia. Shefja e energjisë se bllokut europian, Kadri Simson, rrëfeu se Brukseli e vendosi objektivin e magazinimit në muajin maj si përgjigje ndaj bllokimit të vazhdueshëm të furnizmeve nga Rusia dhe krizës së vazhdueshme energjetike. Objektivi ishte të arrihej të paktën 80% deri më 1 nëntor 2022 dhe 90% deri më 1 nëntor në vitet në vijim për të siguruar që ka gaz të mjaftueshëm për të kaluar dimrin.