Bashkimi Evropian vendosi të anulojë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë përmes së cilës shtetasit rusë kishin procedura të lehtësuara për marrjen e vizave Schengen. Lajmi u konfirmua në Pragë nga shefi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borell pas një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të bllokut evropian. Pamjet: AFP