Top Channel/ BE, Shqipëria hap grupkapitullin “2”, Rama: Integrimi, zgjedhje ekzistenciale
14/04/2025 23:21

Shqipëria hapi zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian. Ky grupkapitull përfshin çështjet e “Tregut të Brendshëm” dhe është jetik për integrimin ekomomik të Shqipërinë në union. Nga Luksemburgu, ku u mbajt mbrëmjen e kësaj të hëne Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se do jetë avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin e plotë në 2030-ën, por kërkoi realizimin e reformave thelbësore, duke vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit. “Integrimi për mua është më shumë se sa ti shtosh BE një vend, ajo ka të bëjë me bashkimin e Europës. Do donim të çelnim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër t’i nisim t’i mbyllim. 2030 është në rregull për anëtarësimin, por për ta realizuar këtë, angazhimet politike duhet të vazhdojnë, sidomos në zona kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria realizon reformat, do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel”. Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, e cilësoi jetik këtë hap të Shqipërisë drejt unionit. “Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian. Reformat e nevojshme do të çojnë në përafrim ekonomik me BE-në, do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime. BE-ja është e ardhmja e mirë, e sigurt dhe e begatë". Ndërsa vlerësoi mbështetjen e presidencës polake dhe gjithë Bashkimit Evropian për integrimin e Shqipërisë në union, kryeministri Edi Rama ripërsëriti nga Luksemburgu vendosmërinë për hapjen e të gjithë grupkapitujve brenda vitit 2027. “Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete”. Grupkapitulli i dytë i negociatave përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve dhe kapitalit, lirinë për të ofruar shërbime, politikën e konkurrencës, mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit. Në tetor të 2024-ës, Shqipëria hapi grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa në dhjetor të po këtij viti u çel grupkapitulli për politikën e jashtme dhe sigurinë. Tashmë, Shqipërisë i mbeten edhe 3 grupkapituj të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44