Plani i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë për normalizim të marrëdhënieve, bashkë me planin “modern dhe evropian” për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të determinojë largimin ose jo të masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ritheksoi edhe njëherë nevojën e domosdoshme që kjo pikë të përmbushet nga Kosova.