Komisioni Europian e paraqiti më në fund propozimin e shumëpritur të një cmimi tavan mbi gazin pas disa muajsh presioni nga vendet e BE. I ashtuquajturi "mekanizmi i korrigjimit të tregut" do të zbatohet për qendrën kryesore të tregtimit të gazit të BE-së, TTF holandeze, dhe synon të kufizojë shtrenjtimin e cmimit atëherë kur ai nuk ka lidhje me rritjen e çmimeve globale.