Athina ka ashpërsuar qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në lidhje me cështjen Beleri. Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, Greqia ka dorëzuar një deklaratë me shkrim në të cilën thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë .