Top Channel/ BE përshëndet vendimin e targave: Tani, radha e Kosovës!
26/12/2023 15:31

Bashkimi Europian e përshëndeti si hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe vendimin e Serbisë për të lejuar qarkullimin e lirë të mjeteve më targa të Kosovës, RKS në territorin e saj. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, e bëri të qartë se tashmë, Brukseli pret që edhe Prishtina zyrtare të hedhë një hap të ngjashëm. “Ne e përshëndesim vendimin e Serbisë që të njohë zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, por edhe zotimeve të mëparshme në kuadër të dialogut që lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur. Po ashtu është një hap i duhur drejt integrimit më të mirë europian të Ballkanit Perëndimor, që në fund përfitues do të jenë qytetarët e rajonit. Ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse në target e automjeteve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, tha Stano përmes një përgjigje me shkrim. Ishte shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic ai që njoftoi një ditë më parë lajmin se nga 1 janari i vitit 2024, automjeteve me targa RKS do t’i mundësohet lëvizja e lirë në territorin e Serbisë. Ai nuk specifikoi megjithatë nëse targat e veturave do të mbulohen me letra ngjitëse kur të kalojnë kufirin, praktikë kjo që vazhdon të zbatohet.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59