Tensionet në Ukrainë e kanë spostuar vëmendjen në përballjen e dy fuqive të mëdha: Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Por BE-ja nuk dëshiron të ndihet e mënjanuar në një konflikt që prek dhe atë vetë. Komisioni Europian dhe Franca shprehën nevojën e përfshirjes europiane, në kohën kur Moska dhe Perëndimi vazhdojnë të përballen, për momentin vetëm në rrafshin diplomatik, teksa rreziku i një përshkallëzimi të konfliktit është i madh.