Pas thirrjeve të vazhdueshme për dialog mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Bashkimi Evropian nuk ka lënë vend për zgjedhje, teksa i kërkoi palëve të shkojnë në Bruksel pa kushte. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se data e takimit të krizës Kurti-Vuçiç, nuk është caktuar ende, pasi palët nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre deri më tani. Pamjet: AFP