Si për të treguar se është e vendosur t`i tregojë Kosovës kufijtë e durimit të saj, BE-ja ka hedhur hapat e parë drejt zbatimit të sanksioneve ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të asaj që e konsideron si shpërfillje të kërkesave të bllokut për uljen e tensioneve në veri. Sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare.