Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok-ua ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe trasnparencën e reklamave transparente, tha një zyrtar të hënën, duke e vënë platformën e mediave sociale në rrezikun e përballjes me një gjobe masive. Komisioneri i BE-së për industrinë, Thierry Breton sqaroi se e kishte marrë vendimin pasi analizoi raportet e vlerësimit të rreziqeve që burojnë nga aplikacioni i shoqrisë kineze ByteDance.