Liderët e BE-së mblidhen në Kopenhagen për një samit dy ditor, të fokusuar tek mbrojtja europiane dhe situata në Ukrainë. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u tha gazetarëve se "nga këndvështrimi europian ekziston vetëm një vend... i gatshëm të na kërcënojë dhe ai është Rusia. Për këtë arsye, u shpreh ajo, na duhet një përgjigje shumë e fortë".