Vaksinat e dhuruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën mundësuan rikthimin e procesit të vaksinimit që ishte ndërprerë ditë më parë. Për këtë, në Prishtinë vizitë zhvilloi Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, i cili tha se këto vaksina tregojnë kujdesinë e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.