Bashkimi Europian po përgatitet të ndërmarrë veprime urgjente për të reformuar tregun e energjisë elektrike dhe për të kontrolluar çmimet e energjisë të cilat janë rritur në mënyrë të pafrenueshme që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Për këtë arsye, ministrat e Energjisë nga vendet anëtare të BE-së do të zhvillojnë bisedime të ngutshme në Bruksel në 9 shtator.