Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbisë, Peter Sorensen të mërkurën ka qëndruar në Kosovë. Ai ka takuar krerët shtetëror, e tha se dialogu është "gjallë e mirë", derisa njoftoi se ka biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tij, situata politike po shkakton vonesa.