Asambleja e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë në Njësinë 12, që përfshin Dajtin, Shëngjergjin, Zallbastarin, Petrelën dhe Baldushkun, u fokusua tek integrimi europian dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Nga drejtimi i asamblesë Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e mbylljes së negociatave deri në 2027 ndërsa vuri në dukje përkrahjen e shteteve të BE ndaj anëtarësimit të Shqipërisë.