Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë, nga ku përcolli mesazhe të qarta për largimin e masave ndëshkuese që rëndojnë mbi Kosovën tash e dy vjet. Costa takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Derisa udhëheqësja e shtetit kërkoi heqjen e masave, presidenti i Këshillit Evropian tha se Kosova duhet “de eskalim” i situatës në veri.