Top Channel/ BE kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës: Të shpallet data
25/07/2023 21:41

Bashkimi Evropian thotë që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës duhet të shpallen sa më shpejtë dhe të ketë gjithë përfshirje, duke shtuar që mënyra më e shpejt është dorëheqja e kryetarëve. “Zgjedhjet e parakohshme duhet të nxiten dhe shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve", thuhet në përgjigjen për Top Channel. Tutje BE kritikon protestat e serbëve duke thënë që nuk janë rruga drejt zgjidhjes, derisa presin që serbët të marrin pjesë në zgjedhje e kthehen në institucione. "Vazhdimi i protestave kundër kryetarëve të rinj pa nisur zgjedhjet e reja vendore në të 4 bashkitë, qoftë me dorëheqje, qoftë me peticione për tërheqje, nuk është rruga përpara. BE pret që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe serbët e Kosovës të tregojnë angazhim konstruktiv në procesin zgjedhor, si dhe të angazhohen për të marrë pjesë në to. Kjo do të ishte një shenjë e qartë e synimit të serbëve të Kosovës për t'u kthyer në institucionet e Kosovës", thuhet në përgjigje. Ndërkohë, gjatë së hënës, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se vendi nuk duhet të shpallë zgjedhjet pa u larguar masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës.

Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
DIGITALB DIGITALB