Bashkimi Europian i kërkon Kosovës të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit vetëm euro do të përdoret nga 1 shkurti për stranskaionet me para kesh, duke spostuar kështu dinarin serb. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se këtë çështje palët duhet ta zgjidhin në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Brukseli. Blloku argumenton se shtyrja e vendimit do të krijonte mundësinë të zgjidhej ngërci i një ndikimi i mundshëm negativ te komuniteti serb në Kosovë.