Veprimet e njëanshme të Prishtinës, sic i quajti zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk do të kalojnë pa pasoja. Stano paralajmëroi se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok dhe kërkoi edhe një herë zgjidhjen e këtyre cështjeve në kuadër të procesit të dialogut. Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, të cilat janë veprime të njëanshme dhe kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në mesin tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa.