Top Channel/ BE-ja, sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë së Iranit: Teherani premton hakmarrje!
17/10/2022 19:04

Vdekja e 22 vjecares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit, por edhe shtypja e dhunshme e bërë protestave që shpërthyen anekënd Iranit në përgjigje të ngjarjes së rëndë, ishin arsyeja përse Bashkimi Europian vendosi të sanksionojë ministrinë e informacionit në Iran, policinë përgjegjëse për incidentin si dhe zyrtarë të tjerë. BE-ja e publikoi në fletoren e saj zyrtarë listën e “zezë” që përfshin 11 individë dhe katër entitete. Lëvizja është pritur me zemërim në Teheran, lidershipi i të cilit u zotua t`i përgjigjet menjëherë bllokut europian. “Do të vendosim e do të veprojmë në përputhje me vendimet dhe veprimet” e ndërmarra nga shtetet e BE-së, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani. “Nëse ata vendosin sanksione të reja, ky veprim do të konsiderohet nga ana jonë si krejtësisht jokonstruktiv dhe joracional”, ishte shprehur ai pak përpara se sanksionet të njoftoheshin. Amini ndërroi jetë tre ditë pas arrestimit nga policia e moralit, nën pretendimin se nuk po e mbante mirë hixhabin apo shaminë e kokës. Sipas dëshmitarëve, vajza u rrah brutalisht nga policia, variant ky që mbështetet me forcë edhe nga familjarët e saj, ndonëse autoritetet dolën me pretendimin se vdekja e vajzës nuk ishte për shkak të goditjeve në kokë apo gjymtyrë, por nga një sëmundje. Sipas organizatës me bazë në Oslo, Iran Human Rights, të paktën 2015 persona, përfshirë 27 fëmijë, janë vrarë gjatë shtypjes së egër të bërë protestave që pasuan vdekjen e saj.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02