Dokumentet e rënë në duart e shtypit britanik tregojnë se Bashkimi Europian ka bllokuar një marrëveshje, e cila do të lejonte Londrën zyrtare t`i kthente mbrapsht në Francë azilkërkuesit që kalojnë kanalin e “La Manshit”. Refuzimi, sipas këtyre të dhënave, erdhi nga një prej ndihmësve më të besuar të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.