Këshilli i Bashkimit Europian ia zgjati zyrtarisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim u mor pasi më herët vendet anëtare kishin rënë dakord me një lëvizje të tillë pas një kërkese të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.