Konkurenca e pandershme ishte shtysa e vendimit të Bashkimit Europian për të vendosur tarifa ndaj automjeteve elektrike të importuara nga Kina. Një hetim i bllokut zbuloi se automjetet elektrike që prodhohen në Kinë mbështeten nga subvencionimeve të padrejta financiare, që përbëjnë kërcënim për prodhuesit europianë dhe dëmtojnë tregun europian për automjetet elektrike.