Bashkimi Europian shfaqi hapur përmes zëdhënësit Peter Stano pakënaqësinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Sjellja e tij ndaj zyrtarëve të BE-së është e papranueshme, deklaroi Stano në një pohim të rrallë nga Brukseli, që përgjithësisht tregohet tejet i kujdesshëm në qëndrimet e tij.