Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës të shmangë veprimet e njëanshme, të cilat mund të rrisin tensionet duke shtuar kështu ndjeshëm rrezikun e rikthimit të trazirave në rajon, të cilat komuniteti ndërkombëtar është përpjekur me shumë mund që t`i shmangë. Reagimi i tyre pason veprimet e fundit të autoriteteve kosovare që kanë ndërmarrë një sërë operacionesh duke mbyllur disa zyra paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë, në funksion të komunave paralele.