Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon përshkallëzimin, por Bashkimi Europian ende nuk ka një pozicion të njëhsuar për situatën atje. Ministrat e jashtëm të bllokut takohen në Luksemburg me në focus bilancin kritik të asaj cfarëështë bërë deri tani dhe linjës që do të ndiqet në vazhdimësi. Politika e BE në drejtim të Lindjes së Afërt prej dy javësh të krijon përshtypje kaotike, të duket se është e përcaktuar më shumë nga interesat kombëtare dhe qëllimet personale, thonë ekspertët.