Kryeministri britanik Keir Starmer i bëri thirrje aleatëve të “përfundojnë punën” me asetet ruse të ngrira, duke theksuar se fondet duhet të zhbllokohen për të mbështetur Ukrainën. Në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky në Londër, Starmer tha se vendet aleate duhet të rrisin ndihmën për raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e Kievit.