Përmes samitit BE-Ballkani Perëndimor, Shqipëria edhe njëherë tjetër dëshmoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Jo të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, u mblodhën në Tiranë me synimin për të përmbushur kërkesat e BE në përfitimin e fondit prej 6 miliardë euro.