Bashkimi Europian pritet t`i japë zyrtarisht dritën jeshile skemës prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut. E njohur ndryshe si SAFE, apo aksioni i sigurisë për Europën, rregullorja në fjalë u propozua fillimisht në muajin mars nga Komisioni Europian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të shtyra përpara nga NATO – dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin ta spostojnë fokusin e tyre diku tjetër.