Falë një mjekimi të ri, qindra mijëra njerëz që vuajnë nga një formë e avancuar kanceri e kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa frikën e një rikthimi të sëmundjes së pamëshirshme. BBC e përshkruan këtë ilac të imunoterapisë si të parin sinjal shpresëdhënës në 20 vjet për format e kancerit që janë më të vështira për t`u trajtuar.