Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shtetasve të tyre të kthyer forcërisht mbrapsht Britania e Madhe këtë vit, ishin dënuar për krime thotë BBC. Gjigandi mediatic foli me disa prej të riatdhesuarve dhe mësoi se një pjese të tyre i ishin ofruar 1500 £ për të pranuar krimin. Sipas saj, disa prej tyre po planifikojnë të marrin sërish rrugën e Anglisë. Fluturimet e deportimit drejt Shqipërisë janë rritur që kur vendi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e vitit që shkoi me qëllimin “frenimin dhe pengimin e emigracionit të paligjshëm".