“Do të doja të mos e kisha tentuar kurrë hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe. Unë nuk kërkova azil, u thashë se jam emigrant ekonomik. Na dhanë disa qese plastike me gjërat tona brenda e na thanë: nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”. Kështu nis rrëfimi i një emigranti shqiptar, të identifikuar vetëm si Artan për BBC-në, i cili nuk e ka dhënë identitetin e vet të vërtetë nga frika e pasojave shpaguese.