Rritja e kostove të transportit detar, e nxitur nga konflikti në Iran, do t’u përcillet konsumatorëve paralajmëron drejtuesi i kompanisë së dytë më të madhe të transportit detar në botë. “Ne kemi mekanizma tradicionalë kontraktimi që ua kalojnë klientëve luhatjet e çmimit të karburantit, qoftë kur ato rriten apo edhe kur ulen,” tha në një intervistë ekskluzive për BBC Vincent Clerc, kreu i gjigantit danez të transportit detar Maersk.