Gjatë fjalës së presidentit serb në takimin në kuadër të “Open Balkan” në Tiranë, në ekran u shfaq komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili ishte në lidhje live. Vuçiç e përshëndeti dhe më pas e mori fjalën Rama duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura dhe më pas i bëri me dije se cila është përgjigja që po presin të gjithë sot.