Shtëpia e Bardhë reagoi për “Top News” pas batutës së Edi Ramës për Donald Trump. Biseda e kryeministrit shqiptar, në një kontekst informal përballë liderëve Macron dhe Alijev, u bë virale në media, duke u shoqëruar me një mori interpretimesh. Në një reagim e saj, zëvendëssekretarja e Shtypit, Anna Kelly, dha një deklaratë të matur por të qartë: “Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global se çdo lider tjetër në botë.”