Niveli i ujit është rritur në mënyrë të pazakontë në lagunën e Nartës. Fenomenin e ka cilësuar të tillë prifti i manastirit të Zvërnecit, Jani Tereziu, që tregon edhe disa prej shkaqeve që mund të kenë cuar në këtë situatë. Sipas tij, bllokimi i kanalit të madh shkarkues të lagunës, i cili prej kohësh nuk po funksionon siç duhet për të larguar ujin drejt detit, por edhe reshjet e shumta të shiut mund të kenë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit