Gjatë një operacioni kontrolli në një banesë në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia ka hasur në rezistencë duke plagosur të dyshuarin. "Me të arritur në shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në rezistencë nga ana e personit të dyshuar, i cili ka drejtuar armën në drejtim të efektivëve duke ua rrezikuar jetën e tyre, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës, Si pasojë një nga efektivët në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.