6 milionë euro kanë bllokuar autoritetet në Kosovë, nën dyshimin se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si "Brezovica". Policia e Kosovës bastisi nëntë objekte në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë aksionit u arrestuan 4 vetë, përfshirë edhe zyrtarë të kësaj ministrie. Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, tha në një konferencë për media, se të arrestuarit dyshohen për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje të rryshfetit.