Artan Behrami koleg i Adil Behramaj ka konfirmuar bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. “Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale”, ka shkruar Behrami.