Top Channel/ Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar: 1 mijë persona grabisnin miliarda
24/10/2025 14:26

Më shumë se 1,000 persona, shumica shtetas kinezë, kanë kaluar këtë javë nga Mianmari në Tajlandë, pasi ushtria e Mianmarit kreu një operacion në një nga qendrat më të mëdha të mashtrimeve online në vend – bëjnë të ditur autoritetet tajlandeze. Qendrat e mëdha të mashtrimeve përmes internetit, të cilat kanë lulëzuar përgjatë kufirit të Mianmarit në vitet e konfliktit civil, janë kthyer në vatra të krimit kibernetik ndërkombëtar. Aty, shumë persona trafikohen e detyrohen të punojnë, ndërsa të tjerë pranojnë vullnetarisht, të joshur nga fitimet që arrijnë në miliarda dollarë. Autoritetet në provincën Tak të Tajlandës njoftuan se nga e mërkura deri të premten në mëngjes, 1,049 persona kishin kaluar kufirin në distriktin Mae Sot, pas sulmit në kompleksin e mashtrimeve “KK Park”. Mes personave të ardhur ndodheshin shtetas nga India, Pakistani, Vietnami, Tajlanda, Mianmari dhe mbi një duzinë vendesh të tjera, por shumica ishin kinezë dhe meshkuj. Junta ushtarake e Mianmarit njoftoi se gjatë bastisjes në “KK Park” konfiskoi pajisje satelitore të kompanisë Starlink. Hetimi i agjencisë AFP kishte zbuluar se përdorimi i këtyre pajisjeve ishte shtuar ndjeshëm muajt e fundit në qendrat e mashtrimit. Kompania SpaceX e Elon Musk, që operon Starlink-un, deklaroi të mërkurën se kishte çaktivizuar më shumë se 2,500 pajisje të përdorura në këto komplekse në Mianmar. Pamjet e transmetuara nga televizioni publik Thai PBS treguan dhjetëra persona që kalonin lumin me kuti shkumë plastike për t’u futur në Tajlandë, mes tyre edhe një grua tajlandeze që dëgjoi britma dhe të shtëna gjatë bastisjes.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58