Nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës nisi një aksion në komunën e Shtërpcës. Ky aksion u zhvillua nën dyshimet për veprën penale “bashkim në veprime kundër kushtetuese” dhe veprën tjetër penale të “spiunazhit”, kështu Policia filloi me sekuestrimin e kamerave të sigurisë nëpër Shtërpcë nën pretendimin se janë të vendosura nga strukturat ilegale.