Në një lokal në katin e parë të një pallati në lagjen "Drita" në Kurbin policia gjeti dhe sekuestroi 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre pajisjeve, shtetasi A. S 45 vjeç, banues në Mamurras, njëkohësisht, pronari i lokalit ku u gjetën kompjuterat.