Megjithëse prej 1 prillit ka hyrë në fuqi ligji që do të rikthejë bastet sportive vetëm online, ky veprim ende është i paligjshëm pasi ushtrohet nga kompani të pa licencuara. Çdo javë policia arreston qytetarë që konstatohen duke vendosur skedina në celular në faqe të ndryshme online. Në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti policitë vendor kanë evidentuar 70 raste me 89 autorë nga të cilët 20 janë arrestuar dhe 69 janë hetuar në gjendje të lirë.