Pas më tepër se 3 vitesh e gjysmë qeveria shqiptare e gjendur nën presionin e komunitetit sportiv dhe krizës financiare duket se ka vendosur të bëjë hapa pas në lidhje me bastet sportive. Kryeministri i vendit nën praninë e disa ministrave të qeverisë së tij, ka thërritur edhe një herë në një dëgjesë publike tashmë, drejtuesit e federatave sportive, nga ai i futbollit Armand Duka, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, dhe të gjitha federatave të tjera të cilat, në mungesë edhe të një ligji sponsorizimesh efikas, i kanë vetëm sytë nga shteti për ndihma financiare. Një presion pozitiz sic e quan kryeministri Rama që po detyron qeverinë e tij të rikthejë bastet sportive online.