Për të dytin vit radhazi, Tirana është shpallur skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një pritje të rezervuar për basketbollistët që sfiduan Vllazninë para ngritjes së trofeut të këtij kompeticioni, u shpreh krenar për ekipin bardheblu.